Sot kremtohet nga të gjithë myslimanët në të gjithë botën Fitër Bajrami. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Kremtimi ka nisur rreth orës orën 05:40 ndërkohë që zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Ndryshe nga vitin e kaluar, sivjet është ndryshe. Më në fund pas kufizimeve nga pandemia e COVID në Tiranë, ata kanë dalë në Sheshin “Skënderbej” ku kanë marrë pjesë në ceremoninë e rastit. Ajo filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjerata, faljen e namazit dhe hytbe. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Përgjatë 30 ditëve besimtarët myslimanë kanë sakrifikuar duke agjëruar dhe duke kryer ritualet e tyre shpirtërore duke adhuruar krijuesin. Fitër Bajrami është një festë e madhe për ta, e cila finalizohet me drekën tradicionale si dhe me vizitat dhe takimet me familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Ditën e djeshme Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, teksa ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit.

Krerët e politikës shqiptare kanë uruar festën e Fitër Bajramit. Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë uruar besimtarët myslimanë.

Artikulli paraprakMETA URON FITER BAJRAMIN ME FJALËT E KURANIT: LEHTËSONI DHE MOS VËSHTIRËSONI, PËRGËZONI PËR TË MIRË DHE MOS NXISNI URREJTJE!
Artikulli tjetërIZRAEL – PALESTINË, HISTORIA E NJË KONFLIKTI QË KA FILLUAR DEKADA MË PARA DHE RIKTHEHET HERË PAS HERË