PRITET PËRCAKTIMI I BORDIT PËR TË KALUAR FINANCAT.Vllaznia do të njihet sot me vendimet e reja të Këshillit të Bashkisë së Shkodrës.

Do të jetë ora 17:00 që do të rinisë diskutimet për vendosjen e bordit të ri drejtues të ekipit. Mbledhja këtë herë do të këtë dhe disa votime konkrete. Fillimisht do të votohet për rritjen e numrit të anëtarëve, nga pesë anëtarë që ka qenë do të kalohët në 7 anëtarë. Ndërkohë më pas do të kalohet në votim për emrat e këshilltarëve që do të propozohen për bordin e ri. Ka qenë pikërisht problemi i emravë që do të përfaqëson në bord që kanë mbajtur peng gjithë këto ditë vendimin për ti hapurr rugë një tjetër administrimi të ekipit shkodranë.Përveç përcaktimit të bordi, kjo mbledhje e këshillit pasi të marrë vendimet do ti hapë rrugë dhe lëvrimit të fondit prej 90 milion lekësh të miratuar. Kjo pasi shuma financiare është miratuar nga këshilltarët me kushtin që të kalojë vetëm me vendosjen e bordit të ri drejtues. Në fakt sot, këshilli nuk pritet të bëjë diçka të re, përveç atyre që janë diskutuar. Kjo mbledhje do të jetë thjesht procedurë miratimi për numrin e anëtarëve të bordit dhe emrat e këshilltarëve. Me shumë mundësi do të jenë po të njëjtë këshilltarë që janë porpozuar  që herën e kaluar. Kahu i majtë politik, ka dhënë emrat e tij, me Erogen Vason, Luan Hetën dhe Edip Shirokën. Kahu i djathtë ka propozuar, Xhemal Bushatin, Xhevdet Amulin. Ndërkohë që emri i Nikë Kodrës mbetet sërish, pas dorheqjes së Këshilltarit Ferdi Lluja. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/aOhrnpQBnSw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPAKETA FISKALE, PD MBLEDH BIZNESIN
Artikulli tjetërAPELI, ME 2 DHJETOR VENDIMI