Shqipëria uron sot Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, parlamenti i Kosovës, në deklaratën e lexuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, duke përfunduar aspiratën e mbarë kombit.

Krerët e shtetit shqiptar dhe jo vetëm përcjellin urimet për shtetin më të ri në Europë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, i pari i cili me anë të një postimi në rrjete sociale, ka uruar: Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë!

Urimi erdhi dhe nga presidenti Bajram Begaj

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje!” shkruan Begaj në një postim në facebook

E sapodalë nga një proces zgjedhor dhe është në pritje të formimit të institucioneve të reja. Fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit aktual, Albin Kurti, por pa siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë e vetme.

Artikulli paraprakKOSOVA SHËNON SOT 17-VJETORIN E PAVARËSISË! E DALË NGA ZGJEDHJET PRET FORMIMIN E QEVERISË
Artikulli tjetërNGA DONALD TRUMP TEK PRESIDENTI ITALIAN, JA LIDERËT EUROPIANË QË NISËN URIMET E TYRE PËR 17-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS