Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama. Në mungesë të kreut të qeverisë, i cili ndodhet në samitin e BE-së në Bruksel, pritet që interpelanca të zhvillohet me Elisa Spiropalin, ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin. Po ashtu gjatë seancës së sotme do të prezantohet raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhërit nr. 56, datë 21.06.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.06.2022.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
(Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)

4. Raport i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.
(Neni 32 i ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik – jo më shumë se 20 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2021. (Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar”” si dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga drejtori i DAP – jo më shumë se 20 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës

6. Akt normativ nr.10 datë 15.5.2022 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat|
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

7. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari në Komisionin e Konkurrencës”.
(Neni 78 i Kushtetutës, nenet 20, 21 dhe 22 të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit

8. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari në Komisionin e Konkurrencës”.
(Neni 78 i Kushtetutës, nenet 20, 21 dhe 22 të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit

9. Projektvendim “ Për ngritjen e Komisionit hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “ Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)