Deputetët e Kuvendit mblidhen sot në seancë parlamentare prej orës 10:00 pasi dita e djeshme përkoi me pushimin zyrtar për shkak të Ditës së Verës.
Në rendin e ditës për t’u diskutuar janë disa projektligje si ai për Gardën e Republikës, për ndryshimin e emërtimeve të njësisë së qeverisjes vendore, shtesat në projektligjin për krijimin e agjencisë së Diasporës.
Seanca do të zhvillohet në zbatim të masave anti-COVID.
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 08.03.2021.
2. Njoftime.
3. Projektligj “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
4. Projektligj “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.
5. Projektligj “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore”.
6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 115/2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”.
7. Dekret i Presidentit të Republikës, me nr. 11981, date 26.2..2021, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar”.
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës