Një grup protestuesish janë mbledhur sërish në protestë para godinës së Kuvendit, ndërsa sot në orën 12:00 zhvillohet seanca e radhës plenare. Që prej orës 09:30 qytetarët janë mbledhur rreth godinës së Kuvendit të pajisur me vezë në duar, në të cilat kishin shënuar emrat e deputetëve.

Ndërsa deputetët e PS kanë nisur të futen në Kuvend, protestuesit kanë sulmuar me breshëri vezësh disa makina deputetësh. Deri më tani nuk është regjistruar asnjë incident me forcat e policisë, ndërsa këto të fundit arritën t’i spostojnë protestuesit jashtë rrethimit me gardh metalik që kanë bërë godinës së Parlamentit.

“Janë simbolika, janë ata që ne nuk i duam fare në Kuvend. Nuk ka goditje me vezë. Në Shqipëri, veza qenka arma e popullit”, tha një protestues.

Pasi u spostuan, protestuesit kanë bllokuar të dy anët e rrugës para Kuvendit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPLAGOSJA ME THIKË E 32-VJEÇARIT BRENDA POLIKLINIKËS NË SHKODËR, GJYKATA E SHKODRËS LË NË ARREST SHTËPIE BABË E BIR! E NJËJTA MASË EDHE PËR VËLLAIN E TË PLAGOSURIT
Artikulli tjetërRAMA: SHQIPËRIA E PARA NË BALLKANIN PERËNDIMOR PËR MJEDISIN, PROTESTAT TREGOJNË NDRYSHIMIN E SHOQËRISË SHQIPTARE