Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, ku pritet të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023. Në rend dite është futur marrëveshja me Portin e Durrësit, e cila ka shkaktuar shumë debate mes opozitës dhe maxhorancës.

Opozita e cilëson si një aferë korruptive pasi maxhoranca kërkoi ta kalonte me procedurë të përshpejtuar dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë transparencë. Nga ana tjetër, PS thotë se nuk është një aferë, por do të bëhet një nga portet më të mëdha në Mesdhe dhe do të përkthehet në të ardhura për vendin tonë.

Ndërkohë në rend dite është futur edhe një interpelancë e kërkuar nga grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt me kryeministrin Edi Rama për përmbytjet.

Artikulli paraprakGJËRAT DO TË NDRYSHOJNË PAPRITUR… MOMENT I FAVORSHËM NË FUSHËN PROFESIONALE, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërMOTI I KEQ/ 1130 HEKTARË E PËRMBYTUR NË SHKODËR, 7 FAMILJE TË EVAKUUARA