Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare ditën e sotme, ku mes të tjerash, pritet edhe miratimi i përbërjes së 2 komisioneve të Komisioneve të Posaçme Parlamentare për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.

Partia Demokratike mblodhi dje Grupin Parlamentar për të zgjedhur emrat e anëtarëve të dy komisioneve, ndërsa burime bënë me dije se nuk u caktuan emra, por është lënë që deputetët të vetëpropozohen te kreu i grupit dhe më pas të përpilohet lista para seancës.

Nga Partia Socialiste, Damian Gjiknuri është emri i propozuar si bashkëkryetar për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Pas Gjiknurit, PS-ja ka propozuar Toni Gogun, Ermonela Felajn, Blerina Gjylametin, Klotilda Bushkën, Klevis Xhoxhin, Arben Pëllumbin dhe Blendi Klosin. Ndërkohë anëtarë zëvendësues janë propozuar Gledis Çeliku, Jurgis Çyrbja dhe Xhemal Qefalia.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit për Reformën Territoriale dhe Administrative ende nuk janë përcaktuar.

Më 10 shkurt, pas votimit për zgjatjen e afateve të vettingut, Kuvendi miratoi edhe ngritjen e këtyre dy Komisioneve të Posaçme Parlamentare me 120 vota pro, 3 abstenim dhe 0 kundër. Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike e cila ka kërkuar ngritjen e këtyre dy komisioneve parlamentare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHPALLJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS, RAMA PUBLIKON VIDEON: URIME TË GJITHË SHQIPTARËVE NË KËTË DITË TË BEKUAR!
Artikulli tjetërGJYKATA KUSHTETUESE RRËZON VOTIMIN E KUVENDIT PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS