Sot, e enjtja e 27 janarit do të mbledhë në Kuvend deputetet e parlamentit të Shqipërisë, për të diskutuar dhe miratuar disa projektligje të rëndësishme, siç është ai për noterin, për regjistrimin e pronarëve apo për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.

Megjithatë, në nisje të kësaj seance plenare, banorët e zonës së ‘5 Majit’ kanë paralajmëruar protestë përpara Kuvendit, pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre. Protesta pritet të mbahet sot në orën 09.30, pak para nisjes së seancës parlamentare.

“Ne mungese të vëmendjes se duhur nga Bashkia për problematikat që kemi ngritur këto kohë në lidhje me projektin që po aplikohet në fund të rrugës “5-Maj”, date 27.01.2022, në orën 09:30 do ngremë zërin te Kuvendi. Ju ftojmë te na bashkoheni!”, thuhet në njoftimin e banorëve.

Artikulli paraprakIKËN I FTOHTI EKSTREM, NXËNËSIT DHE MËSUESIT NË TË GJITHË VENDIN KTHEHEN NË SHKOLLA
Artikulli tjetërI FTOHTI POLAR NA THA ‘MIRUPAFSHIM’! VIJON RRITJA E TEMPERATURAVE, KALIME VRANËSIRASH NË PJESËN E DYTË TË DITËS