50 mijë doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë ditën e sotme në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, duke e çuar kështu në mbi 1.700.000 doza totalin e vaksinave të ardhura në vend. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shnëdetësisë, Ogerta Manastriliu gjatë inspektimit të vaksinimit në qendrën e re shëndetësore në Sarandë, e cila është rikonstruktuar nga Programi Kombëtar i 300 Qendrave Shëndetësore.

“Do të kemi mbi 50 mijë vaksina Pfizer që vinë sot dhe menjëherë do të shpërndahen në qendrat shëndetësore, në pikat tona të vaksinimit të përqendruar por gjithashtu ne po vijojmë punën me njësitë lëvizëse për të vaksinuar derë më derë dhe për të vaksinuar në famije, për të vaksinuar qytetarët të cilët e kanë të pamundur që të lëvizin”, tha Manastirliu.

Gushti ëhstë muaji i hapur i vaksinimit, ku çdo qytetar i grupmoshës mbi 18 vjeç mund të marrë dozën e vaksinës anti-COVID. Ministrja Manastriliu ka pasur një apel të veçantë për të rinjtë e moshës mbi 18 vjeç të cilëve u bëri thirrje të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik.

“Ne jemi të angazhuar që të vijojmë gjatë muajit gusht me vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek të gjithë ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por gjithashtu duke synuar edhe studentët, ata të cilët duhet të jenë në auditore në vitin e ri, të jenë sa më të mbrojtur, për të bërë të mundur kufizimin e përhapjes së variantit Delta dhe gjithashtu për të ulur dhe për të reduktuar rastet e rënda dhe fatalitetet”, u shpreh Manastirliu.

Në vendin tonë deri tani kanë kryer 1.203.087 vaksinime anti-COVID, ndërsa mbi 530.000 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID19 të gjithë qytetarëve.