Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ky takim vjen pak orë para se të mbërrijnë në Shqipëri grupi i parë i afganëve.

Grupi i parë pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 16:30 dhe dy janë vendet ku do të strehohen, 2 godina të konvikteve në Qytet Studenti dhe në hotele në Durrës.

Ambasadorja tha se nuk ka një numër konkret pasi situata po ndryshon me shpejtësi, teka vlerësoi edhe njëherë vendimin e Shqipërisë për t’i mikpritur.

“Patëm një takim shumë të mirë për situatën në Afganë. Është diçka që bota duhet ta dijë dhe për të cilën ne duhet të jemi krenar për shqiptar, situata po ndryshon shumë shpejt, SHBA po punon shumë ngushtë me qeverinë shqiptare.

Nuk kemi një numër akoma, se situata po ndryshon shumë shpejt, ato do të vijnë këtu dhe do të shkojnë në destinacion final SHBA, disa po shkojnë direkt në SHBA”, tha Kim.

Një takim të frytshëm e konsideroi dhe ministrja e jashtme, Xhaçka.

“Patëm një takim të frytshëm për një situatë dinamike që po e ndjekim minutë pas minute”, tha Xhaçka.