Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta dominojnë motin deri në orët e pasdites kur vranësirat pësojnë zhvillim në veri-verilindje të territorit shqiptar duke sjellë shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C verilindja deri në 34°C ultësira perëndimore.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Europa Veriore dhe ajo Lindore vijojnë me vranësira dhe reshje shiu. Po ashtu Ballkani Verior dhe Gadishulli Apenin do përfshihen nga vranësira të dendura dhe rreshbeshe afatshkurtër shiu. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Europën Perëndimore dhe Qendrore

Artikulli paraprakPROTESTA PËR TEATRIN/ RAMA: SHUMË YJE U SHUAN PA NJË SKENË NORMALE!
Artikulli tjetërRAMA: BRENDA MAJIT DO HAPET KUFIRI MES SHQIPËRISË DHE KOSOVËS