Ditën e sotme nis mësimi plotësues në shkolla, për plotësimin e mangësive nga mësimi online, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar edhe udhëzimin me masat  anti-COVID që duhen respektuar.

Në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik për vaksinimin me detyrim, mësuesit duhet të marrin vaksinën deri më 30 shtator.

Nëse ka mësues që nuk mund të vaksinohet as pas 30 shtatorit duhet të paraqesë arsyetimin nga mjeku. Njëjtë si mësuesit, vaksinën duhet ta marrë i gjithë personeli i shkollave, sanitaret dhe rojet.

I njëjti detyrim vlen edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër COVID deri më 30 shtator. Në të kundërt, po ashtu sikurse mësuesit, edhe ata do të duhet të paraqesin arsyet në rast mosvaksinimi.

Ndërkohë, mes rregullave të tjera të listuara nga ISHP, që duhet të respektohen në shkolla është edhe mbajtja e maskës me detyrim për çdo person gjatë qëndrimit në ambientet e shkollave. Në klasa, nxënësit duhet të qëndrojnë në një distancë 1.5 metra nga njëri-tjetri dhe ambientet duhet të ajrosen vazhdimisht. Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Po ashtu, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo, mbajtja e maskës në klasa, do të jetë e detyruar edhe për mësuesit.

Në ushëzimin e ISHP thuhet po ashtu se nuk do të lejohet që një nxënës të dali nga godina dhe të rikthehent përsëri në të, brenda ditës. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

Mësimi plotësues do të zgjasë deri më 24 shtator dhe më 27 shtator do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor.