Sot nis vetingu në policinë e shtetit, por jo me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të nisë në orën 12:00 procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

I pari që do të dalë para vettingut sot do të jetë Oltion Shehu, shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA. Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka dhe Ana Kapaj. Ndërkohë që ditën e premte në datë 8 do të dalë para komisionit të vlerësimit kalimtar Adriatik Ago, zv/ drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA.

Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Pas listës së parë me 45 drejtues të Policisë së Shtetit është zbuluar edhe lista e dytë me emrat që do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut. Në listën e dyta janë 47 emrat e radhës që do të rivlerësohen, ku shumica e tyre janë drejtues të policive në qarqe.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRPLASJET PËR EMËRIMET E DREJTORËVE TË RINJ/ RAMA MBLEDH SOT DREJTUESIT E PS-SË SHKODËR
Artikulli tjetërISIS, LOMBARDIA GARË SOLIDARITETI PËR SHQIPTARIN 10 VJEÇAR ALVIN BERISHA, NË FASADËN E ‘PALAZZO PIRELLI’ SHKRUHET: ‘FREE ALVIN’