1 muaj para zgjedhjeve, sot më 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore. Kryeministri Edi Rama do çelë fushatën duke organizuar një takim në sheshin “Skëndërbej”, në orën 18.00 me masa anti-COVID, ku do të jenë të pranishëm të 153 kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet.

Edhe PD do qëndrojë në Tiranë në çeljen e fushatës që do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” në orën 17:00, pra me një orë diferencë. Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, kjo fushatë nuk do të ketë grumbullim të simpatizantëve të asnjë prej forcave politike, për shkak të pandemisë që ka “pushtuar” vendin prej më se 1 viti.

Artikulli paraprakÇFARË E SHTYU TË MERRTE VAKSINA RUSE E KINEZE?! RAMA: E NJËJTA GJË QË SHTYU ANGELA MERKEL TË…
Artikulli tjetërNGA PJESËMARRËSIT TE KANDIDATËT QË DO MARRIN FJALËN, ZBULOHEN DETAJE NGA ÇELJA E FUSHATËS SË PS-SË