
Partia Demokratike ka lajmëruar protestën e radhës, këtë të hënë në orën 18:00 para kryeministrisë.
Ndërkohë, nga ana e policisë ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës.
Prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i trafikut në disa akse rrugore pranë vendit të protestës, ndërsa është blinduar edhe dera e Kryeministrisë.
Mësohet se leja për protestën është marrë në Policinë e Tiranës për intervalin kohor nga ora 18:00 deri në orën 20:00.






