Sot me 11 janar, rinis procesi arsimor ne te gjitha shkollat e vendit.

Mesimi do të zhvillohet sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që ka hyrë në fuqi që në 1 dhjetor të 2020-tës. Që do të thotë, nxënësit nga klasa e parë në të pestën dhe klasa e 12-të, do të zhvillojnë mësimin vetëm në shkollë. Ndërsa nxënësit nga klasa e 6-të në të 11-ën do ta kryejnë të alternuar, online dhe fizikisht në shkollë.

Në prag të nisjes së mësimit, Ministria e Arsimit u ka bërë edhe njëherë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësuesve, që t’i respektojnë rregullat e pandemisë.

120 mijë studentë ndërkohë në të gjithë vendin e rifilluan mësimin në datën 5 janar dhe vetëm online. Si ata edhe sistemi parauniversitar me rregullat e veta, do ta kryejnë procesin sipas rregullave të Komitetit Teknik të Ekspertëve, deri në një vendimmarrje të dytë.