Duke nisur nga dita e sotme rihapen fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza”, vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë, ndërsa për qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë do vazhdojë të ketë kufizime.

Në njoftimin e TIA bëhet e ditur se udhëtimet do të jenë vajtja dhe kthim nga Tirana në Athinë, Bari, Beograd, Vjenë, Venecia dhe Firence.

TIA i bën thirrje udhëtarëve të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë bëhet e ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e sotme janë:⠀⠀

✈Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

✈Air Albania – Stamboll – Tiranë and Tiranë – Milano

✈Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

✈Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

✈Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim

✈Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

✈Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

Për ditën e sotme është parashikuar edhe rinisja e transportit detar. Edhe kjo vlen vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët që janë rezidentë në Itali, kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore.