Ditën e sotme (18 janar) Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë sesionin e ri parlamentar për vitin 2021, e cila do mbahet në orën 17:00.

Qeveria ka dërguar në Kuvend aktin normativ me tekstin e marrëveshjes sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19. Me kërkesë të kompanisë, marrëveshja do të mbahet e fshehtë, duke përfshirë të gjitha elementet si çmimi, sasia, afatet e dorëzimit, transporti, hyrja në Shqipëri, administrimi etj.

Gjithashtu, të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur aktit normativ. Kuvendi ka njoftuar më herët se pritet të miratojë vaksinën Pfizer në seancën parlamentare më datë 28 janar.

Gjatë këtij sesioni parlamentar, Kuvendi pritet të shqyrtojë e të miratojë një sërë projektligjesh. Mes 50 nismave ligjore që do të shqyrtohen para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, disa prej tyre pritet të prodhojnë polemika dhe debate, për shkak të përmbajtjes së tyre.

Çështjet e nxehta të sesionit të ri parlamentar:

Drafti për Presidencën

Kodi i ri Penal

Ndryshimi i Kodit të Familjes

Ndryshimi i Kodit Detar

Ndryshimi i Kodit Rrugor

Ligji i për Gardën e Republikës

Projektligj për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit

Projektligj për privilegjet e krerëve të drejtësisë së re pas largimit nga detyra

Ndryshimi i ligjit për sektorin minerar

Ligji për disiplinën në ushtri

Ligji për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse

Ligji për referendumet

Ligji për amnistinë fiskale

Ndryshime në ligjin për statusin e deputetit

Ligji për azilin në Shqipëri

Ligji për të huajt

Ligji për Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore