Ditën e sotme në seancën plenare pritet që të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar. Në rendin e ditës është parashikuar paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.

Po ashtu pritet, gjatë seancës plenare, e cila mund të zgjasë në një afat të pacaktuar, pritet që të zhvillohet një debat mbi programin politik. Mbi programin e qeverisë në orën 13:00 priten përgjigjet e pyetjeve nga kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Një ditë më parë mazhoranca bëri publik edhe programin për 4 vitet në vijim. Që në fjalitë e parë shpallet objekti parësor i qeverisjes në mandatin e tretë të socialistë që sipas tyre është ngjitja e vendit më lart në shkallën e zhvillimit.

PS shpalos 5 shtyllat kryesore të programit që janë: 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.

3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr.3, datë 15.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

(Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores)

– Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1

të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të

Presidentit të Republikës, ora 10:00

– Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110,

pika 3 të Rregullores, ora 13:00

– Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4

të Rregullores, ora 16:00

(Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve)

Hapja e debatit

– Koha e votimit

Artikulli paraprakKËTO JANË USHQIMET QË FUNKSIONOJNË ME TË VËRTETË KUNDËR YNDYRNAVE NË KJAK
Artikulli tjetërORËT E PASDITES DO TË SJELLIN KALIME VRANËSIRASH NË TË GJITHË VENDIN, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT