Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të njëzetën herë radhazi, në përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re. Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00, pas një sërë tentativash të pasuksesshme që kanë zgjatur prej javësh, raporton Klan Kosova.

Tentativa e fundit u zhvillua të mërkurën, por dështoi pasi Komisioni për organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk mori mbështetjen e nevojshme. Me 54 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, propozimi nuk arriti të kalojë, duke e thelluar më tej bllokadën institucionale.

Sponsored Links
Seanca e sotme është thirrur nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili kryeson përkohësisht punimet e Kuvendit deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 23 MAJ 2025
Artikulli tjetërLUFTA NË UKRAINË/ TRUMP DHE PUTIN DREJT NJË SAMITI, DIPLOMATI RUS: NUK KA VEND PËR GABIME!