
Kuvendi ka miratuar sot kërkesën e grupit parlamentar të PS për zhvillimin e seancës plenare ditën e sotshme në ora 10:00, për miratimin e marrëveshjes.
“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 22 janar, ora 10:00. (Urdhër nr. 4, datë 21.1.2026, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Vetë zyra e Kuvendit e ka bërë publike agjendën e punimeve, nga kryetari Peleshi.
“Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, thuhet në rendin e ditës, ku priten edhe diskutime.
Ende nuk dihet qëndrimi i Partisë Demokratike nëse do e votojë këtë kërkesë, por deri pasdite vonë selia blu bënte me dije se nuk kishte marrë asnjë njoftim nga Kuvendi për seancë plenare të enjten, pasi ajo e radhës ishte parashikuar në kalendar më 27 janar.






