Ambasadori i BE, Luigi Soreca shprehet se sot qytetarët shqiptarë do të votojnë për parlamentin e ri.

Ai shkruan se delegacioni i BE, shteteve anëtare dhe ambasada zvicerane kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit të votave.

Përmes postimit të tij, ambasadori ka postuar edhe një hartë ku paraqiten konkretisht se ku do të vendosen këto 50 ekipe. Soreca shkruan se BE do të qëndrojë pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Artikulli paraprakVOTON KREU I KUVENDIT, GRAMOZ RUÇI: SOT FITON QYTETARIA E SHQIPTARËVE, KUSH MUNDOHET TA BËJË PIS DO TË PENDOHET
Artikulli tjetërSORECA NDJEK NGA AFËR PROCESIN NË SHKOLLËN DORA D’ISTRIA NË TIRANË: KA SHUMË NJERËZ QË PO NDJEKIN ZHVILLIMET NGA JASHTË SHQIPËRISË