Në lojë është më shumë se një biletë për në gjysmëfinalet e Euro 2020. Në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00 në Mynih të Gjermanisë luhet Belgjikë-Itali super përballja që rezervojnë çerekfinalet e turneut. Sfidohen dy nga skuadrat favorite dhe dy nga ekipet që dinë vetëm të fitojnë në këtë Europin me nga 4 fitore secila. I

talia me 31 ndeshje pa humbje sfidon Belgjikën e Lukakut që prej 3 vitesh është numri një në renditjen e FIFA-s dhe ka 14 ndeshje radhazi që njeh vetëm fitore. Roberto Mancini për këtë ndeshje do të bëjë vetëm dy ndërrime në formacion dhe të tjerët janë po ata që mundën Austrinë.

Chiesa autori i golit të parë ndaj Austrisë do luajë në treshen e sulmit në vend të Berardit dhe në mbrojtje rikthehet kapiteni Chiellini që së bashku me Bonuccin do të kërkojnë të frenojnë Lukakun. Në konferencë Mancini e ka cilësuar Belgjikën si skuadrën më të mirë në botë së bashku me Francën dhe ka sqaruar se nuk ka dyshime për formacionin:” Dua që në fushë të jenë Hazard e De Bruyne dhe ne do bëjmë lojën tonë” e mbyll tekniku i rekordeve me të kaltërit.

Belgjika që nuk ka fituar asnjë trofe të madh mendon se kjo është hera e duhur. Enigma më e madhe ka të bëjë me gjendjen e dy futbollistëve Eden Hazard e Kevin De Bruyne. Në kampin e “djajve të kuq” e kanë lënë enigmë praninë e tyre në fushë dhe trajneri Roberto Martinez thotë se kjo nuk është një taktikë por do jenë mjëkët ata që do të vendosin megjithëse shanset janë të pakta.

Përveç dilemës për Hazard e De Bruyne pjesa tjetër e formacionit është e përcaktuar. Nëse dy yjet e skuadrës nuk ia dalin në mbështetje të Lukakut do jenë Mertens e Carrasco. Në stadium për Belgjikë-Itali pritet të jenë rreth 15 mijë tifozë ndërsa drejtësi do vendosë slloveni Vincic. Spektakli është i garantuar.