
Shkodranët kërkojnë ndryshimin dhe në 11 Maj falë mbështetjes së tyre me votë, do të rrëzojnë qeverisjen 12 vjecare të Edi Ramës. Kjo është garancia që i dhanë kandidatit për deputet të PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Bardh Spahia, banorët dhe përfaqësuesit e bizneseve në rajonin nr.2. Ata shprehen shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike ku ndodhet Shkodra dhe Shqipëria, që ka sjell shpopullim e varfërim.
Kandidati Spahia tha në fjalën e tij se programi i PD, nxjerr vendin nga skamja dhe rikthen shpresen e munguar tek cdo familje.
Duke prezantuar programin e PD dhe alternativën e ndryshimit, kandidati Bardh Spahia ftoi qytetarët që masivisht të votojnë nr.1.