
Në 14 Maj Shkodra do të vulosë fitoren e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe menjëherë nisim punën për të vënë në jetë programin tonë për këtë 4 vjeçar. Kështu u shpreh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia në takimin përmbyllës të rajonit 4 ku theksoi se programi i hartuar nga ekspertët më të mirë i jep Shkodrës shkëlqimin që meriton.
Frymë fitoreje, besim dhe shpresë këtë po dëshmojnë shkodranët në takimet e zhvilluara me to, prandaj edhe vota e tyre do të jetë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” përcollën mesazhin e tyre kandidatët për këshillin bashkiak.
Vota për nr.2 Bardh Spahia dhe mbështetja për koalicionin “Bashkë Fitojmë” po shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër.






