Takimet me qytetarët dhe derë me derë me biznesin kanë vijuar në lagjet e qytetit nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia, i cili ju ka prezantuar bashkëqytetarëve programin e tij të 4 viteve në vazhdim për drejtimin e Shkodrës. Nga sheshi “Prekë Cali” drejt Trumës së Dugajve të Reja dhe pedonalen “Kolë Idromeno”, ai mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa vlerësuan projektin e tij për zhvillimin e Shkodrës.

Turi i takimeve u shtri edhe në zonën muzeale të Gjuhadolit, ku gjatë bashkëbisedimeve me banorët, Spahia foli për investimet që përfshijnë rikualifikim të fasadeve, sistem i ri ndriçimi LED, shtim të parqeve dhe terrene të reja sportive në cdo lagje, si dhe frekuenca të shtuara të shërbimit të pastrimit. Biznesi do të ketë taksa të ulëta dhe shërbime në kohë reale, duke orientuar Shkodrën drejt një qendre rajonale përmes një programi të detajuar. Banorët i dhanë mbështetjen e tyre kandidatit Bardh Spahia duke vlerësuar programin e tij dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Artikulli paraprakDRINI NË KOMAN: BANORËT KANË NEVOJË PËR INVESTIME
Artikulli tjetërSPAHIA NË ZOGAJ: RAMA GËNJEU PËR RRUGËN SHIROKË – ZOGAJ