Me banorët e zonës turistike të Zogajve e zhvilloi takimin e radhës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia, i cili zgjodhi t’i përgjigjet mashtrimeve që sipas tij bëri publikisht kryeministri Rama për rrugën Shirokë – Zogaj dhe ujësjellësin. Bashkia Shkodër i ka kryer në kohë rekord lejet dhe çdo procedurë që i takon asaj, por investimet nuk kryhen sepse nuk ka fonde tha Spahia.

Banorët i shprehen shqetësimet e tyre kandidatit Spahia për mungesën e certifikatave të pronësisë, rrjetin e amortizuar elektrik si dhe peshkimin e paligjshëm.

Programi i kandidatit Spahia për Zogajn parashikon ndërtimin e tregut të peshkut, rikonstruksion të qendrës së kësaj lagjeje, përmirësim të shërbimit të pastrimit, transportit publik etj. Banorët i dhanë mbështetjen kandidatit Spahia për garën e 14 Majit, duke shprehur bindjen tek fitorja.

Artikulli paraprakSPAHIA MERR MBËSHTETJEN E QYTETARËVE DHE BIZNESEVE
Artikulli tjetërBECI: INVESTIME NË TË GJITHË TERRITORIN E BASHKISË