Në 10 vite Shkodrën e braktisën dhe sot e kërcënojnë në mënyrë kriminale, por nuk kanë për t’ja dalë dhe fitorja jonë në 14 Maj do të jetë e padiskutueshme. Kështu u shpreh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia, gjatë takimit që pati me banorët e fshatit Bardhaj. Ai mohoi që bashkia Shkodër t’i jetë bërë pengesë qeverisë për investime në Shkodër.

Plani 4 vjeçar i kandidatit Spahia parashikon një sërë investimesh për njësinë administrative Rrethina. Duke bashkëbiseduar me banorët, Spahia përmendi problemet që sot kanë këto fshatra dhe gjithë banorët e bashkisë Shkodër me drejtoritë rajonale të qeverisë Rama.

Banorët e Bardhajve premtuan mbështetjen e tyre për kandidatin Spahia dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”.