Me një plan të qartë investimesh dhe rritje të shërbimeve, Velipoja do të jetë një prej pikave të forta të zhvillimit të turizmit për Bashkinë Shkodër. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia gjatë takimeve me banorët e kësaj pike turistike, foli për investimet e parashikuara që ndikojnë drejtëpërdrejtë tek zhvillimi i turizmit.

Rezultatet e punës së bërë vitin e shkuar u reflektuan në rritjen e numrit të turistëve me 30% tha Spahia dhe me planin 4 vjeçar, Velipoja do të jetë qendër e rëndësishme për rajonin dhe promotore e zhvillimit ekonomik.

Në programin e tij 4-vjeçar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia ka parashikuar ndërtimin e terminalit të autobusëve, tregun sezonal të fermerëve, terrene sportive, investime dhe rikualifikime rrugësh e shesh, si dhe përmirësim të shërbimit të pastrimit, ndriçimit etj.

Artikulli paraprakHILA: RRUGA E TOPLANËS PRIORITET KRYESOR
Artikulli tjetërPËRMBYLLEN AKTIVITETET PËR DITËN E LIBRIT