Takimet elektorale të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia vijuan me gratë dhe vajzat e grupseksionit 3/3, ku mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 Majit. Në fjalën e tij Spahia theksoi se persekutimi i Shkodrës në këto 10 vite ka patur vetëm për qëllim gjunjëzimin e saj nga qeveria Rama, që sot kërkon t’i kërcënojë shkodranët për votën.

Me të ardhurat tona që menaxhohen me transparencë dhe përmes bashkëpunimeve me donatorët, do të sjellim në 4 vite investime dhe shërbime që do ta ndryshojnë rrënjësisht Shkodrën tha Spahia.

Fitorja e 14 Majit do të jetë më e thellë se ajo e 6 marsit, shprehen bindjen e tyre zonjat e këtij grupseksioni të cilat i uruan fitoren kandidatit Spahia.