Prej afro 1 viti punimet në rrugën Shëngjin – Velipojë janë ndërprerë, ndërsa firma e kontraktuar për këtë investim ka braktisur kantieren e punës duke tërhequr të gjitha makineritë. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” zhvilloi një inspektim në zonën e Rrjollit ku u takua me banorë të zonës. Ata akuzuan qeverinë Rama dhe kandidatin e partisë socialiste Benet Beci se i ka mashtruar.

Abuzim me fondet publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë e cilësoi kandidati Spahia, i cili shprehu shqetësimin për rrezikun që ajo paraqet pasi traseja ka pësuar shembje. Ai theksoi se mungojnë fondet për këto investime, ndërsa hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit se bashkia Shkodër ka krijuar pengesa.

Në rrugën Shëngjin – Velipojë jo vetëm nuk po punohet prej 1 viti dhe kanë nisur dëmtimet e trasesë, por tashmë firma ka larguar cdo mjet e punëtor dhe fati i saj nuk dihet. Në tabelën e vendosur nga FSHZH thuhej se rruga do të mbaronte për 12 muaj, por këto afate kanë përfunduar.

Artikulli paraprakHILA NË PISTULL: PRIORITET RRUGËT DHE UJËSJELLËSI
Artikulli tjetërBASKET, BESËLIDHJA NUK IA DEL ME TIRANËN