
Në Berdicë ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për 12 vite, i kanë penalizuar banorët që ende edhe sot vuajnë mungesën e certifikatave të pronësisë, furnizimit normal me energji elektrike, shpronësimet, shpopullimin etj.
Gjatë takimit me kryefamiljarë të zonës, kandidati për deputet i PD, Bardh Spahia kërkoi që me 11 Maj, të ndëshkohet me votë një qeveri simbol i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Duke i dhënë mbështetje kandidatit Bardh Spahia, banorët vlerësuan programin e PD si zgjidhja e duhur për shqetësimet që ka sot jo vetëm Berdica, por i gjithë qarku i Shkodrës.