Gjatë takimeve me qytetarët e lagjes nr.2, kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 Majit. Ai ftoi shkodranët që masivisht të votojnë për t’i dhënë Shkodrës zhvillimin që ajo meriton, ndërsa e cilësoi të rëndësishme për fatin e vendit këtë betejë elektorale.

Qytetarët shkodranë garantuan Spahinë se nuk do të bien pre e skemave që kanë nisur të qarkullojnë nga mazhoranca, si ajo e shit-blerjes së votës.

Pas lagjes nr.2, Spahia vijoi takimet në zonën e Dobraçit ku edhe atje prezantoi tek banorët dhe bizneset programin e tij 4 vjecçr për drejtimin e Shkodrës dhe mori mbështetjen e tyre që ta vijojnë këtë punë të nisur edhe pas 14 Majit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARR NË NJË DHOMË TË SPITALIT
Artikulli tjetërKANDIDATI BECI TAKIM TEK ZAZ 5