Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.
Mësohet se masat e sigurisë për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar droge janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.

Aktualisht janë arrestuar 3 persona nga policia ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Artikulli paraprakOPENAI PREZANTON GPT-5! INTELIGJENCA ARTIFICIALE PËRMIRËSON GABIMET
Artikulli tjetërSHKODËR,POLICIA NE 24 ORË, VDES NGA PICKIMI I BLETËS 47- VJEÇARI