Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar një raport mbi hetimet e zhvilluara gjatë vitit 2024, ku rezulton se janë proceduar 629 persona për çështje të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sipas të dhënave të SPAK:

236 persona (37.5%) janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”.
246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë.
147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurimi.

Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në vitin 2024 numri total i personave në paraburgim është 2791, nga të cilët vetëm 270 persona ose 9.7% janë nën hetimin e SPAK.

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakOLSIAN ÇELA MIRATON MASAT PËR ZGJEDHJET E 11 MAJIT, NGRIHEN SEKSIONE TË POSAÇME NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME, BRENDA 10 DITËVE…
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 66-VJEÇARI, DREJTONTE AUTOMJETIN I DEHUR