SPAK ka ndërmarrë sot një tjetër operacion masiv anti-korrupsion, duke vënë në pranga 10 persona për abuzimet me tenderat. Sipas burimeve është arrestuar edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.

Deri më tani janë ekzekutuar 10 masa sigurie dhe të arrestuar janë Flamur Peqini; Xhemal Hasko; Blerta Turuku; Ani Simoni; Andri Mushaj; Margarita Gjermeni; Bujar Murati; Ibrahim Lami; Xhemal Hasko; Gazment Çela.

Personat e arrestuar janë vartës (bashkëpunëtorë) të Tushes dhe biznesmenë që dyshohen se kanë abuzuar me fondet publike.

Në këto momente vazhdon bastisja e zyrave të bashkisë Lushnje, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, aty ku dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë.

Ndërkaq FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës dhe në ndërmarrjen e pasurive publike. Ky operacion që drejtohet nga Manjola Kajana vjen pas një hetimi disa mujor. Është një operacion që do të vijojë jo vetëm në Lushnje, por do të shtrihet në disa qytete.

Ishte kreu i SPAK Arben Kraja ai që paralajmëroi se ata qe kanë abuzuar me fondet publike do të ndëshkohen.