
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një reagimi në Facebook ka përshëndetur veprimin e SPAK, i cili kërkoi heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.
Sipas tij kërkesa për heqjen e imunitetit dhe caktimin e masës së arrestit ndaj Belinda Ballukut është akti që e prisnin të gjithë, ndërsa theksoi se me prokurorë me integritet, asnjë manovër nuk e ndal dot përballjen me përgjegjësinë penale dhe se Republika e Korrupsionit nuk mbahet më mbi ujë.
Bardhi shtoi se Kryetari i Kuvendit të thërrasë menjëherë Këshillin e Imunitetit, të njoftojë anëtarëve materialet menjëherë siç ligji e detyron, si dhe seanca plenare të garantojë parimin e barazisë para ligjit.



