Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thirrjen e një mbledhjeje të këshillit për çështjen Balluku.

Në një shkresë zyrtare, deputetët e PD-së kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00.

Sipas tyre, shqyrtimi i kësaj çështjeje kërkon trajtim të menjëhershëm nga Këshilli përkatës.

Artikulli paraprakRRITET FUQIA E PASAPORTËS SË KOSOVËS, QYTETARËT MUND TË UDHËTOJNË PA VIZA NË 81 VENDE
Artikulli tjetërTABAKU: SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË LIGJ SERIOZ PËR SHQYRTIMIN E INVESTIMEVE TË HUAJA!