Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri. Ndërsa seanca e fundit u caktua më 4 shkurt ora 13:00, ditë kur do të jepet dhe vendimi final për Tahirin.

E njëjta masë është kërkuar edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Ndërkohë, ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësi. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-zyrtarët.

Por pavarësisht se në sallë mbahej seanca, gjyqi u ndërpre pasi u fikën dritat për të rinisur më vonë.

Prokuroria e akuzoi asokohe Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, 1600 PJESËMARRËS NË PRIMARET E RITHEMELIMIT TË PD
Artikulli tjetër6 MARSI/ NUMRI I PJESËMARRËSVE, SA DEMOKRATË VOTUAN NË PRIMARET E BERISHËS, KRYESON SHKODRA (FOTO)