
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar doli sot me një njoftim mbi masat e sigurisë për vepra të ndryshme penale që i ka nën kompetencë, shifra që i përkasin vitit 2024.
Me një postim në rrjetin social Facebook, të shoqëruar edhe me një foto-ilustrim shifrash e përqindjeje, SPAK bën me dije se në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona, ose më pak se gjysma.
“Nga vlera totale: Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të masave. Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara”, thekson Prokuroria e Posaçme.
Kurse 10% e masave janë për krime të tjera.