SPAK i ka vënë sekuestron pasurisë së Bledar Seferit i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe bashkëpunëtorit të tij italian Giovanni Di Cosimo i arrestuar në Durrës rreth një vit më parë, i cili konsiderohet si një ndër personat kryesorë të trafikut të drogës në zonën e Barit.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion i ka bllokuar italianit Giovanni Di Cosimo 9 asete pasurore, mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe truall me sipërfaqe 5mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë €. Ndërkohë që familjarëve të Seferit i janë sekuestruar 4 llogari bankare me vlerë rreth 50 mijë €.

Kompania e Cosimo Rey Plastica ka kaluar në pronësi të familjarëve të Seferit. Në regjistrin e bizneseve kjo kompani figuron e regjistruar në emrin e bashkëshortes së Bledar Seferit, Erjola Seferi.

Pasurite e sekuestruara
Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.
Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.
Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

Automjetet e markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 dhe markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;
Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;
Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;
Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;
Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.
Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Autoritet Italiane, kanë sjellë kërkesën për ekstradimin nga Shqipëria në Drejtim të Italisë, të personit Sokol Taçe ose Veap Dehari, i arrestuar në Itali. Kërkesa e ministrisë së Drejtësisë Italiane po gjykohet në gjykatën e Durrësit, ku Sokol Taçe, pritet të ekstradohet në Itali, ku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Astrit dhe Flamur Kolaveri në Osio Soto të Bergamos në Itali. Këtë krim të rëndë Taçe sipas hetuesve italiane ka kryer me një personash tjetër emigrant shqiptar, i cili quhet Almir Haruni.

Italiani nga Bari, Giovanni Di Casimo,qe është proceduar nga drejtësia italiane për trafik droge, rrëmbim persona dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, rezulton të jetë aktualisht i pandehur në prokurorinë e Durrësit.

Barezi Di Casimo, akuzohet për “Mbajtje dhe tregtim të lëndëve narkotike”, pasi në sasia droge i është kapur nga forcat RENEA menjëherë sapo ato kanë hyrë në banesën e tij për ta arrestuar në Durrës.

Giovanni Di Cosimo sapo ka parë, forcat e policisë, ka hapur dritaren dhe ka hedhur një pako me kanabis. Pas peshimit të drogës rezultoi se ishte 367.5 gram hashash.

Momentalisht për këtë sasi droge Italiani Di Casimo, është në proces gjyqësor në gjykatën e Durrësit, ndërkohë në muajin Mars 2019, gjykata e këtij qyteti ka miratuar ekstradimin e tij në Itali.

Artikulli paraprakARREST ME BURG PËR VLADIMIR GJUTËN,U KAP ME RRETH 180 MIJË EURO DHE ME ARMË PRANË SELISË SË PS-SË
Artikulli tjetërBURRI TENTON TË VRASË GRUAN,PRANGOSET