Kjo dukuri ndodh një herë në 50 vjet! Spanja është mbuluar nga reshjet e dëborës. Kjo situatë ka shkaktuar kaos në rrugë, veçanërisht në Madrid. Mediat e huaja raportojnë se automjetet kanë mbetur të bllokuara për shkak të stuhisë që filloi ditën e djeshme.

Bora ishte me intensitet më të lartë në pjesët veriore dhe qendrore të Spanjës. AEMET lëshoi një paralajmërim me ngjyrë portokalli për shumicën e rajoneve Spanjolle dhe një kod të kuq për tre provinca në Spanjën qendrore.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, autoritetet spanjolle anuluan të paktën 30 fluturime në Ishujt Kanarie për shkak të kushteve të motit intensiv.

 

Artikulli paraprakMINISTRI NIKO PELESHI NË OBOT: NIVELI I UJIT ËSHTË ULUR! DERI MË 11 JANAR DO KEMI RESHJE TË SHUMTA, JEMI NË GATISHMËRI
Artikulli tjetërMOTI I KEQ PËRFSHIN VENDIN/ AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR INFORMACION NË LIDHJE ME GJENDJEN E RRUGËVE: SI PARAQITET SITUATA