SERIA A, INTERI VAZHDON NGJITJEN, FITON 2-1 NDAJ UDINEZES. Barcelona ka mundur me goleadë Getafen në javën e 33-të të kampionatit spanjoll. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi 6-0 në Camp Nou, duke dhuruar spektakël për publikun.

Leo Messi, Luis Suarez , Neymar dhe Xavi ishin autorët e golave për kryesuesit e kampionatit Ndërkohë në Itali Interi fiton 2-1 ndaj Udinezes dhe aktualisht është vetëm 1 pikë larg vendit të gjashtë që ndodhet Fiorentina. Në pjesën e parë Interi dominon por nuk arrinë të gjejë rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë është Icardi që shënon me një 11-metërsh të kontestuar, por shumë shpejt barazon Di Natale. Për fitoren e Interit mendoi Podolski duke i dhënë kështu fitoren e radhës zikaltërve.