Sezoni i prodhimit për fermerët gjatë këtij viti ka rezultuar pozitiv. Një gjë të tillë e thotë specialist i prodhimit bimor në drejtorinë rajonale të bujqësisë Ylvi Shimaj sipas të cilit edhe eksportet krahasuar me vitin e kaluar kanë njohur një rritje. Problem për perimet thotë specialist Shima mbeten mungesa e pikave të grumbullimit.

Duke folur për paisjen me nipt specialisti Shima bën të ditur se deri tani janë 1600 fermer që e kanë kryer këtë procedurë që sipas tij është e vetmja rrugë për të shkuar drejt formalizimit të tregut. Deri në fund të këtij viti pritet që numri i fermerëve të paisur me numër nipti të jetë më i madh duke minimizuar kështu informalitetin.

Artikulli paraprakHAFIZ XHEMAL ÇANGA, NDEROHET MYFTIU I SHKODRËS
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI RIPËRSËRIT: QEVERIA TË SHLYEJË BORXHET