Malli stok për qindra fermerë të qarkut Shkodër vijon që të mbetet një problem i pazgjidhur. Këtë shqetësim të fermerëve në qarkun e Shkodrës e pranon edhe specialisti i prodhimit bimor në drejtorinë rajonale të bujqësisë Ylvi Shimaj.

Për fermerët e Shkodrës ka disa programe ku mund të aplikojnë për të përfituar financime por një pengesë e madhe vijon të mbetet mungesa e çertefikatës së pronësisë për të cilën po bëhen përpjekje për ta zgjidhur. Fermerët e qarkut Shkodër vijojnë që të kenë problematika të ndryshme të cilat kërkojnë zgjidhje duke qenë se ndikojnë negativisht në veprimtarinë e tyre.