Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka qenë e ftuar në një darkë bashkë me ministrat e jashtëm të BE-së, me ftesë të Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas. Ministrja shkruan se në fokus të darkës është e “ardhmja e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin.”

Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga Kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Postimi i plotë

Bruksel – Me ftesë të Zëvendës Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas në darkën e Ministrave të Jashtëm të BE dhe të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin.

Artikulli paraprak1.2 MILIARDË EURO MBËSHTETJE PËR PUSHTETIN VENDOR NË VITIN 2026
Artikulli tjetërVRASJA E 25 PERSONAVE NË UKRAINË MES TË CILËVE DHE FËMIJË, TË ENJTEN MBLIDHET KËSHILLI I SIGURIMIT DHE OSBE