Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbajtur një ligjërate në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”.

Spiropali gjatë bashkëbisedimin e saj me studentë dhe përfaqësues të botës akademike, ths dr rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar.

Sipas Spiropalit, një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në.
“E ftuar në Universitetin e Kopenhagenit, ku theksova se rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë, të zhvilluar, të hapur, konkurruese, moderne, me mundësi për njerëzit e saj, si potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE”, shkruan Spiropali.

Artikulli paraprakSHITNIN LËNDË NARKOTIKE NË DOZA, KAPEN NË FLAGRANCË 3 SHTETAS
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DISA PERSONA TË PROCEDUAR PENALISHT