
Shkodra po synohet të transformohet pa dallime partiake, deklaroi drejtuesja politike e PS për këtë qark Elisa Spiropali gjatë takimit me asamblenë socialiste të këtij qyteti. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i bëri thirrje të rinjve shkodran që t’i bashkohen PS si një forcë politike që në thelb ka meritokracinë.
Në këtë riorganizim që PS ka nisur në gjithë vendin Spiropali tha se deri më tani Shkodra rezulton qyteti i dytë me numrin më të madh në rang kombëtar sa i përket antarësimeve të reja.
Në mbledhjen e Asamblesë të PS Shkodër e zhvilluar në mjediset e Kinema Millenium e sapo rikonstruktuar, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Benet Beci, deputetët Edona Bilali dhe Frrok Gjini, Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe drejtues e përfaqësues të strukturave socialiste.


