Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka nisur seancën e sotme plenare.

Ndërkohë opozita ka kundërshtuar nisjen e seancës për mungesë kuorumi., pasi duhet minimumi një numër prej 70 deputetësh i pranishëm në sallë.
“Keni nisur seancën në kundërshtim me rregulloren, në sallë nuk ka as 55 deputetë. Nuk ka kuorum”, ka deklaruar Flamur Noka.

Ndërkohë Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës.

“Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa patur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia e Kryetares që të nisë seancën vetëm kur ky kuorum është i plotësuar. Ndërprit seancën, mblidh deputetët e më pas nisim seancën, mos i hyni një rruge në kundërshtim me ligjin”, tha kreu i grupit parlamentar të PD.

Artikulli paraprakPUNONJËSI I GARDËS I JEP FUND JETËS ME ARMËN E SHËRBIMIT
Artikulli tjetërBALLA REPLIKË ME NOKËN: FLAMURI PASKA FUTUR 500 GPS NË ZARFAT E VOTIMIT